Turqi – Indeksi i prodhimit industrial në gusht 2016 u rrit me 9,4%

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) indeksi i prodhimit industrial në muajin gusht i korrigjuar nga ndikimet e stinës dhe kalendarike është rritur me 9,4% në krahasim me muajin korrik.

Turqi – Indeksi i prodhimit industrial në gusht 2016 u rrit me 9,4%

Indeksi i prodhimit industrial në Turqi është rritur me 9,4%.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi përfundimet e indeksit të prodhimit industrial për muajin gusht 2016.

Sipas të dhënave të fundit në muajin gusht indeksi i prodhimit industrial i korrigjuar nga ndikimet e stinës dhe ato kalendarike është rritur me 9,4% në krahasim me muajin korrik.

Ndërsa prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet stinore dhe kalendarike në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 2,2%.   

Ndërsa indeksi i prodhimit industrial i pakorrigjuar nga ndikimet për të njëjtën periudhë (gusht 2016) është rritur në nivelin 2,8% në krahasim me gushtin 2015.

Rritjen e indeksit të prodhimit industrial të pakorrigjuar nga ndikimet për këtë periudhë, gusht 2016, ekonomistët e kishin parashikuar 3,6%.

Ndërsa në bazë vjetore indeksin e prodhimit industrial të korrigjuar nga ndikimet kalendarike, ekonomistët e kishin parashikuar 3,4%, kurse rritjen e indeksit në bazë mujore të korrigjuar nga ndikimet e stinës dhe kalendarike e kishin parashikuar me 2,1%.



Lajme të ngjashme