Erdoan i bën apel botës për paqe në Siri dhe Irak

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalën që mbajti të hënën në Kongresin e 23-të Botëror të Energjisë iu drejtua liderëve të botës me këto fjalë: “Ejani ti japim dorën njëri-tjetrit për paqen në Siri dhe Irak”.

Erdoan i bën apel botës për paqe në Siri dhe Irak

“Meqenëse terrori është një problem global atëherë është e natyrshme që të presësh mbështetje edhe nga shtetet e tjera”, u shpreh Erdoan dhe e vijoi kështu fjalën e tij: “Ashtu siç i bëjmë ballë terrorit në vendin tonë, është domosdoshmëri që këtë ta bëjmë edhe në Siri dhe Irak. Pavarësisht të gjitha këtyre (sfidave) ne përpiqemi edhe unitetin energjetik të botës”.

“Në Turqi ka potenciale serioze investimi në çdo fushë të energjisë. Ai që ka pasur besim, që ka investuar në vendin tonë nuk është penduar kurrë dhe nuk ka për t’u penduar as në të ardhmen”,- nënvizoi kreu i shtetit turk.

Presidenti Erdoan u shpreh se vendi po shqyrton mundësinë për të realizuar edhe projektin e centralit të 3-të bërthamor.

“Objektivi ynë është që 10% të nevojave për energji ti sigurojmë nga energjia nukleare”, tha Erdoan

Presidenti Erdoan tha se vazhdojnë punimet edhe për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Turke”.

“Kemi realizuar projektin e naftësjellësit Baku-Tbilis-Xhejhan, që furnizohet kryesisht me naftën azere. Vazhdojmë të ndërtojmë gazsjellësin TANAP. Gazi azer në Evropë do të shkojë përmes këtij tubacioni. Ndërsa për gazsjellësin “Rryma Turke” punimet vazhdojnë ende. Ky projekt do të ecë paralelisht me zhvillimet në Evropë. Studimet e deritanishme tregojnë që itinerari më i përshtathshëm për këtë projekt është Turqia”, tha Erdoan.



Lajme të ngjashme