E ardhmja e politikave të energjisë trajtësohet në Stamboll

Stambolli mirëpret Kongresin e 23-të Botëror të Energjisë me pjesëmarrjen e 253 ligjëruesve nga 82 vende të botës.

Dünya enerji kongresi.jpg

Me pjesëmarrjen e qindra përfaqësuesve nga e gjithë bota, në Stamboll filloi të dielën Kongresi i 23-të Botëror i Energjisë (WEC), i cili do të zgjasë deri më 13 tetor.

Kongresin e hapi ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak), i cili tha se Kongresi (WEC) do të hapë horizonte të reja për ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme globale të energjisë në përputhje me moton "Energjia për paqe". Albayrak u shpreh se Turqia do të kontribuojë në paqen globale dhe rajonale.

"Jemi të kënaqur me faktin se jemi nikoqir të kësaj ngjarjeje në Stamboll, në të cilën një numër i përfaqësuesve të nivelit të lartë të sektorit të energjisë do të vijnë për të kontribuar në ndërtimin e të ardhmes së tregut të energjisë. Ky Kongres do të propozojë një mjedis të ri për bashkëpunime të reja me anë të platformës, e cila do të merret me bilancin e kërkesës dhe ofertës globale dhe rajonale në fushën e energjisë", nënvizoi Albayrak.

Kongresi i këtij viti, sipas ministrit turk, do të jetë gurëthemeli për një të ardhme korrekte globale të energjisë.

"Turqia nuk është vetëm një territor që lidh Lindjen dhe Perëndimin, por është një urë e qëndrueshme e energjisë në rajon", tha ministri turk i Energjisë.

Në këtë Kongres do të marrin pjesë rreth 265 përfaqësues nga 82 vende. Kongresi do të zgjasë 4 ditë.

Vëmendja në kongres do të jetë mbi Presidentin Erdoan, Kryetarin e Shtetit të Rusisë Putin, Presidentin e Azerbajxhanit Alijev dhe Presidentin e Venezuelës Maduro. Gjithashtu në kongres marrin pjesë edhe drejtues të nivelit të lartë të tregut të energjisë.

Presidenti i Komitetit Kombëtar të Këshillit Botëror të Energjisë, Sylejman Mymin Bulult (Süleyman Mümin Bulut) në fjalën e tij tha se 72% e burimeve të naftës dhe të gazit natyror gjenden në vendet fqinje të Turqisë, duke shtuar se Turqia do të jetë në fokus të çështjeve që do të përcaktojnë strategjitë kritike për energjinë botërore.

Kongresi Botëror i Energjisë për herë të parë është mbajtur në vitin 1924, nën organizimin e Këshillit Botëror të Energjisë, me qëllim të krijimit të dialogut ministror, CEO-ve dhe ekspertëve rreth zhvillimeve të rëndësishme në sektorin e energjisë.



Lajme të ngjashme