Bilanci i rëndë i sulmit me autobombë në Shemdinli

Si pasojë e shpërthimit të autobombës nga ana e terroristëve të PKK-së përpara xhandarmërisë në nënprefekturën Shemdinli të rrethit Hakkari 9 ushtarë dhe 8 civilë ranë dëshmorë.

Bilanci i rëndë i sulmit me autobombë në Shemdinli

Si pasojë e shpërthimit të autobombës nga ana e terroristëve të PKK-së përpara xhandarmërisë në nënprefekturën Shemdinli të rrethit Hakkari 9 ushtarë dhe 8 civilë ranë dëshmorë.  

Në sulmin përpara xhandarmërisë Durak krahas 27 ushtarëve u plagosën edhe civilët.

Të plagosurit u morën nën kurim në spitalet e Jyksekovës (Yüksekova) dhe Shemdinlisë (Şemdinli).

Në rajon filloi një operacion i gjerë me mbështetje ajrore.

Ndërkaq në rajonin rural të rrethit Erzinxhan në operacionin ajror kundër objektivave të përcaktuara të organizatës separatiste terroriste janë asgjësuar 5 terroristë.

Në operacion u shkatërruan edhe vendstrehimet dhe pozicionet e armatosura të organizatës terroriste.

Nga ana tjetër Zëvendëskryeministri Numan Kurtullush (Numan Kurtulmuş), Ministri i Energjisë Berat Allbajrak (Albayrak) dhe Ministri i Zhvillimit Lytfi Elvan (Lütfi Elvan) bënë prononcime publike.

Zëvendëskryeministri Kurtullush tha se “Turqia nuk do ti dorëzohet organizatave terroriste”.

Përmes rrjetit social Twitter Ai u shprehu ngushëllime familjeve të ushtarëve të rënë dëshmorë.

“I shpreh ngushëllimet e mia tërë popullit tonë. Turqia nuk do ti dorëzohet kurrë organizatave terroriste. Do të kërkohet llogari për këtë sulm të urryer” shkoi Kurtullmush.

Edhe Ministri Albajrak gjatë fjalimit në Kongresin e 23-të Botëror të Energjisë dënoi sulmin terrorist dhe shtoi: “Vendet mike duhet të mbajnë një qëndrim të përbashkët kundër terrorit”.

Ministri i Zhvillimit Lytfi Elvan (Lütfi Elvan)  në lidhje me sulmin e përgjakshëm tha: “Hyrja një nga një e forcave të sigurisë në zona ku nuk ishte hyrë praj 35 vjetësh ka shkaktuar një shqetësim të madh tek organizata terroriste dhe mbështetësit e saj por lufta jonë kundër tyre do të vazhdojë. Me lejen e Allahut ne nuk do të lejmë pa hyrë as edhe 1 metër tokë”.

 



Lajme të ngjashme