Kurtullmush: Deklaratat për Bashikan nuk i marrim seriozisht

Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) dha një reportazh për një kanal privat në Turqi ku ndër të tjera vlerësoi edhe zhvillimet në lidhje me rajonin.

Kurtullmush: Deklaratat për Bashikan nuk i marrim seriozisht

Pyetjes nëse Siria do të jetë tema kryesore e rendit të ditës duke përmendur vizitën që Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin do të zhvillojë në Turqi, Kurtullmush iu përgjigj duke thënë se të dyja vendet kanë qëndruar në pika të ndryshme përsa i përket zgjidhjes së çështjes së Sirisë por me procesin e afrimit ndërmjet Turqisë dhe Rusisë do të arrihet në një pikë të përbashkët për të arritur në një zgjidhje.

“Fundi i fundit Rusia ashtu si amerikanët e panë që asnjë vend nuk ka fuqinë për të zgjidhur i vetëm këtë ekuacion të Sirisë. Kjo është e qartë.” Ishin fjalët me të cilën shprehu mendimin e tij Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş).

Kurse pyetjes në lidhje me vendimin e agjencisë së vlerësimeve të kredive Moddys, Kurtulmush tha se fuqia e një ekonomie nuk vjen nga vlerësimet bëjnë këto agjenci por vjen nga ekonomia e vetë vendit.

Kurse në lidhje me deklaratat e qeverisë së Irakut për kampin Bashika që ndodhet në afërsi të Mosulit, Kurtullmush tha: “ne nuk i marrim seriozisht”.

Në kuadër të principit për të pastruar Mosulin nga organizata terroriste DAESH Turqia gjendet në këtë rajon për të trajnuar dhe mbështetur popullin e këtij vendi, u shpreh Kurtullmush dhe shtoi: “Turqia gjendet atje për të ndihmuar popullin e Mosulit. Kjo ishte kështu që në fillim. Kështu ishte dje kështu është edhe sot. Çfarë ndryshoi brenda ditë? Kjo është pyetja që duhet drejtuar” u shpreh Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş).



Lajme të ngjashme