Avionët luftarakë turq asgjësojnë 6 objektiva të DAESH-it

Në kuadër të operacionit ‘Mburoja e Eufratit’ janë goditur në shenjë dhe janë asgjësuar 6 objektiva të organizatës terroriste DAESH.

Avionët luftarakë turq asgjësojnë 6 objektiva të DAESH-it

Në deklaratën e bërë nga Shtatmadhoria e Turqisë bëhet e ditur se në kuadër të operacionit ‘Mburoja e Eufratit’ avionët e Forcave Ajrore Turke zhvilluan operacion ajror në veri të Sirisë në rajonet Aktarin, Al Bull dhe Cakka.

Ndaj organizatës terroriste DAESH u hodhën 8 bomba ndaj 6 objektivave duke shkatërruar një vendndodhje komandimi, një pikë rekrutimi, 1 depo municionesh dhe 3 vendstrehime.

Në operacion u përdor edhe bomba kombëtare HGK-1.



Lajme të ngjashme