Gentiloni: Përkrahja e dhënë Turqisë është e plotë

Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi.

Gentiloni: Përkrahja e dhënë Turqisë është e plotë

Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni, ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu dhe homologu i tij italian realizuan një takim kokë më kokë.

Ndërkaq pas takimit mes delegacioneve të dy ministrat organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu në lidhe me deklaratat e bërë për praninë e forcave turke në kampin e trajnimit në Bashika  tha se “Ne nuk shohim ndonjë problem serioz këtu dhe jemi të mendimit se do të zgjidhim këtë problem. Mjafton që Iraku të shpëtoj nga shqetësimet e politikës së brendshme, të heq dorë nga vetoja dhe të vlerësojmë se si do të bashkëpunojmë në këtë çështje”.

Duke e bërë të ditur se Turqia si një vend që di realitetin e rajonit, ka parashikuar qysh në fillim ato çfarë mund të shkaktoj kriza e Sirisë, posaçërisht anën e saj humanitare, Ministri Çavusoglu tha: “Në pikën ku ndodhemi sot fatkeqësish edhe njëherë u tregua se sa të drejt kishim dhe sa të sakta kanë qenë përcaktimet tona të bëra në atë kohë, do të doja të mos ishte kështu”.

Çavusoglu në mes tjerash shtoi se situata në Libi intereson nga afër Turqinë dhe Italinë, ndërsa tha se Turqia do të vazhdoj të qëndroj pranë qeverisë së Libisë posaçërisht në luftën e saj kundër organizatës terroriste DAESH.

Edhe Gentiloni tha se vizita e tij është një rast i mirë për të ripërsëritur përkrahjen e dhënë Turqisë pas tentativës së dështuar për grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik nga ana e organizatës terroriste gyleniste (FETO).

Gentiloni gjithashtu tha se ka patur rastin të dëgjoj prej disa homologëve të tij evropian se e kanë kuptuar më mirë nivelin e këtij kërcënimi të rëndë pas vizitës në Turqi. Gentiloni tha se përkrahja e dhënë Turqisë është e plotë dhe se me anë të kësaj vizite duan ti japin Turqisë mesazhin e besimit.

Ministri mysafir gjithashtu preku edhe në krizën e Sirisë ku tha se “Rusisë dhe regjimit të Esadit duhet ti japim mesazhin se kjo nuk mund të vazhdoj kështu. Nuk është e mundur që të vazhdojnë ato që u jetuan në lindje të Halepit gjatë këtyre 15 ditëve të fundit. Me shkatërrimin e një qyteti me 300 mijë banor nuk arrihet askund”.

Gentiloni tha se Italia, Turqi dhe BE-ja kanë shumë pika të përbashkëta në lidhje me marrëveshjen e refugjatëve të arritur më 18 mars, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Disa persona mendojnë se kjo marrëveshje ka të bëjë vetëm me zonën e Egjeut dhe rrugët e Ballkanit, por kjo është një çështje që ka të bëjë me gjithë zonën e Mesdheut”.

Në përgjigje të pyetjes se a janë të shqetësuar për anulimin e marrëveshjes së refugjatëve në qoftë se nuk zgjidhet problemi i liberalizimit të vizave, Gentiloni tha se gjithmonë ekziston një rrugë e mesme dhe se njëra prej fushave të diplomacisë është të gjendet një zgjidhje për problemet.

Paolo Gentiloni gjithashtu tha se ai është pro ruajtjes së marrëveshjes së ripranimit të arritur më 18 mars të këtij viti.

Ministri i Jashtëm i Italisë më pas u prit në takim nga ana e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Takimi i mbajtur prapa dyerve të mbyllura në Kompleksin Presidencial zgjati 45 minuta.



Lajme të ngjashme