Çelik: Turqia ka përmbushur përgjegjësitë, radhën e ka Unioni

Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Omer Çelik tha se shpreson që së shpejti të sigurohet liberalizimi i vizave për nënshtetasit turq.

Çelik: Turqia ka përmbushur përgjegjësitë, radhën e ka Unioni

Omer Çelik, në konferencën për shtyp të zhvilluar pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Italisë Paolo Gentiloni i cili zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, tha se Turqia deri më tani ka bërë të gjitha ato që i takojnë për liberalizimin e vizave.

Ai bëri të ditur se shpresojnë për arritjen e një përparimi në këtë fushë edhe me zëvendës-presidentin e Komisionit Evropian, Frans Timmermans që do të zhvillojë një vizitë në Turqi.

“Nëse vizat liberalizohen edhe vazhdon procesi atëherë të dyja palët do të jenë fituese. Kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë hedhje hapi pas në kriteret e Bashkimit Evropian” tha Çelik.

Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Omer Çelik u shpreh edhe në lidhje me çështjen e refugjatëve dhe duke kritikuar disa vende të Evropës tha: “ Duke ngritur tela me gjemba njerëzit nuk mund të braktisen në vdekje”.

Ai theksoi gjithashtu se ato që përjetohen në qytetin Halep të Sirisë nuk janë vetëm një problem i Lindjes së Mesme dhe një përleshje që mund të shpërthejë atje do të bëhet shkak që 1 milion njerëz të derdhen në rrugë”.



Lajme të ngjashme