Turqia do të prodhojë motor për tank dhe helikopter

Turqia tani do të jetë nga 8 vendet në gjendje ta prodhojë vet motorin për helikopterin dhe tankun e saj kombëtar.

Turqia do të prodhojë motor për tank dhe helikopter

Ndërmjet Universitetit Teknologjik “Anka”, universiteti i parë privat teknologjik i Turqisë, dhe Universitetit Teknik “Harkov” të Ukrainës, një universitet me një akumulim 131-vjeçar në aspektin inxhinierik dhe akademik dhe një nga universitetet më kompetente për motorin e tankun dhe sistemet e transmisionit, është firmosur në Stamboll një marrëveshje partneriteti dhe bashkëpunimi.

Sipas marrëveshjes në fjalë do të përmbyllet edhe procesi për “Projektimin e Motorëve për Tankun dhe Helikopterin Kombëtar”.

Falë kësaj pune të përbashkët Turqia tashmë do të jetë një nga 8 vendet që është në gjendje të prodhojë me mundësitë e veta motorin për tankun dhe helikopterin e saj kombëtar.

Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të Universitetit Teknologjik “Anka”, Dr. Mehmet Hakan Sallam (Sağlam) e ka cilësuar marrëveshjen në cilësinë e revolucionit për Turqinë.

Prodhimi plotësisht me mundësitë tona i sistemeve të motorit të tankut kombëtar do ti japë fund varësisë së jashtme të Turqisë në këtë çështje dhe do ta ngrejë vendin tonë në nivele të larta në aspektin strategjik, tha Sallam.



Lajme të ngjashme