Turqia dënon vendimin e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve shtesë

Turqia dënoi Izraelin që ka dhënë lejen e ndërtimit të vendbanimeve të reja në tokat që ka pushtuar në Palestinë.

Turqia dënon vendimin e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve shtesë

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë theksohet se Izraeli vazhdon të pushtojë tokat palestineze duke shkelur ligjet ndërkombëtare.

“Ne dënojmë miratimin e ndërtimit të 98 vendbanimeve të jashtëligjshme shtesë të izraelit në tokat palestineze” theksohet në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme.

Ministria turke tërhoqi vëmendjen se veprimtari të tilla dëmtojnë zgjidhjen me dy shtete dhe kërkoi nga Izraeli që të heq dorë sa më parë nga sjellje të tilla.



Lajme të ngjashme