Shpërthim në Stamboll, 5 të plagosur

Sot në orët e pasditës në nënprefekturën Bahçelievler të Stambollit ka ndodhur një shpërthim pranë rajonit të policisë.

584373
Shpërthim në Stamboll, 5 të plagosur

Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se në sulmin me bombë të ndërmarr ndaj rajonit policor 75-Vjetori në nënprefekturën Bahçelievler të Stambollit, janë plagosur 5 persona në mesin e të cilëve njëri në gjendje të rëndë.

 

Prefekti Vasip Sahin në deklaratën e tij të publikuar në llogarinë e rrjetit social Twitter bëri të ditur se bomba ka qenë e vendosur në një motoçikletë.

 

Në mesazhin e tij Prefekti Sahin shkruan se “Si rezultat i shpërthimit të bombës së vendosur në motoçikletë në rrugën “Fatih” të nënprefekturës Bahçelievler të Stambollit, sipas përcaktimeve të para janë plagosur 5 persona në mesin e të cilëve njëri në gjendje të rëndë.”

 

Nga shpërthimi janë dëmtuar makinat dhe disa godina përreth, ndërsa në vend të ngjarjes janë dërguar ekipet zjarrfikëse dhe autoambulancat.

 

Zona ku ndodhi shpërthimi u rrethua me shirit nga ana e policisë ndërsa janë ndaluar edhe hyrje-daljet në zonë.

 

Ndërkohë policia filloi hetimet në lidhje me dy të dyshuar me motoçikletë.

 

Bëhet e ditur se në vend të ngjarjes ndodhen edhe ekipet policore të krim-teknikës dhe se hetimet vazhdojnë.



Lajme të ngjashme