Gjermania mbështet prezencën ushtarake të Turqisë në Bashika

Për ekzistencën ushtarake të Turqisë në kampin Bashika ka ardhur mbështetje edhe nga Gjermania.

Gjermania mbështet prezencën ushtarake të Turqisë në Bashika

Anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes së parlamentit gjerman u shprehën se prezenca ushtarake në Bashika në kuadër të luftës së Turqisë kundër terrorit është legjitime.

7 anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes së parlamentit gjerman janë duke zhvilluar takime në Turqi prej 2 ditësh.

Anëtarët e Komisionit si fillim u takuan në Ankara me Kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë Jusuf Bejazët (Yusuf Beyazıt).

Më pas delegacioni që kaloi në rrethin Adana vizitoi bazën ushtarake Inxhirli (Incirli) ku ushtrojnë detyrën 250 ushtarë gjermanë.

Më pas, deputetët gjermanë që shkuan në Izmir zhvilluan një konferencë shtypi ku vlerësuan vizitën në Turqi.

Kryetari i Komisionit gjerman të Mbrojtjes Karlh Lamers bëri të ditur se në takime të dyja palët kanë një dëshirë të madhe për normalizimin e marrëdhënieve.

Lamers dënoi fuqishëm tentativën për grusht shteti në 15 korrik nga ana e Organizatës Terroriste Guleniste Struktura Paralele në Shtet dhe bëri të ditur se vizituan Kuvendin e Madh popullor të Turqisë që u bombardua atë natë si dhe theksoi edhe një herë dhimbjen e madhe të përjetuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë asaj ngjarjeje dhe ripërsëriti se është plotësisht pranë Turqisë.

Lamer nënvizoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të jenë më të fuqishme dhe Gjermania dhe Turqia duhet të veprojnë së bashku ndaj organizatës terroriste DAESH.

Kurse pyetjes së një gazetari në lidhje me vendimin e Kuvendit të Përfaqësuesve të Irakut për mos pranimin e ekzistencës ushtarake të Turqisë në Bashika iu përgjigj anëtari i partisë Social Demokrate të Komisionit, Rainer Arnol.

Arnold rikujtoi se ashtu si Gjermania edhe Turqia stërvit peshmergët që janë elementet ushtarakë të Udhëheqjes Rajonale Kurde të Irakut të Veriut.

Ai theksoi se janë tërësisht pranë Turqisë në luftën kundër terrorit dhe në këtë kuadër ekzistenca ushtarake turke në Bashika është legjitime.

Kurse në lidhje me afrimin e përjetuar kohët e fundit ndërmjet Turqisë dhe Rusisë ai tha se kjo është e natyrshme dhe nuk e shohin si një rrëshqitje të boshtit nga ana e Turqisë.



Lajme të ngjashme