Erdoan-Putin bisedojnë në telefon për Sirinë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, ku krahas marrëdhënieve dypalëshe është biseduar edhe për zhvillimet e fundit në Siri.

Erdoan-Putin bisedojnë në telefon për Sirinë

Presidenti Erdoan dhe Kryetari i Shtetit të Rusisë, Putin kanë shkëmbyer mendime edhe në lidhje me takimin që do të realizojnë në Stamboll më 9 tetor me rastin e punimeve të Kongresit Botëror të Energjisë.

Pjesë e bisedës telefonike kanë qenë edhe projektet si ai i ndërtimit të centralit bërthamor në Akkuyu (të Turqisë) dhe gazsjellësi “Rrjedha Turke”. Në bisedën telefonike në fjalë u shpreh vendosmëria për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sektorë të ndryshëm.

Dy homologët gjithashtu kanë theksuar rëndësinë që ka intensifikimi i përpjekjeve për ndalimin e konfliktit të armatosur në Siri si dhe dërgimin e ndihmave humanitare në rajonet problematike.



Lajme të ngjashme