Çavusoglu: Vendimi i Dhomës së Përfaqësuesve të Irakut nuk është qëllimmirë

"Vendimi i Dhomës së Përfaqësuesve të Irakut për të mos pranuar praninë e ushtrisë turke në kapin e trajnimit në Bashika nuk është qëllimmirë", deklaroi Çavusoglu.

Çavusoglu: Vendimi i Dhomës së Përfaqësuesve të Irakut nuk është qëllimmirë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) deklaroi se vendimi i Dhomës së Përfaqësuesve të Irakut për të mos pranuar praninë e ushtrisë turke në kapin e trajnimit në Bashika nuk është qëllimmirë.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, Ministri Çavushollu rikujtoi qëllimin e themelimit të kampit Bashika.

Çavushollu bëri të ditur se ky kamp nuk është themeluar rishtazi dhe se ai është themeluar në dijeni të udhëheqjes së Irakut me qëllim trajnimin e trupave vendore për luftë kundër organizatës terroriste DAESH.

Reagimet e tilla të bëra nga Iraku pas ripërtëritjes së mocionit për dërgimin e trupave të armatosura në Irak, të miratuar ashtu si çdo vit më 1 tetor nga ana e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Çavushollu i lidh me rivalitetin politik që jetohet në këtë vend.

Duke vënë në dukje se shfaqja e politikave të tilla nga Iraku për shkak të shqetësimeve në politikën e brendshme, nuk janë në përputhje me marrëdhëniet fqinjësore dhe miqësore, Ministri i Jashtëm Çavushollu tha se është i mendimit se këto lloj reagimesh do të jenë të përkohshme.

Gjatë konferencës për shtyp Çavushollu preku edhe në përpjekjet pjesë e së cilës është edhe Turqia për rivendosjen e armëpushimit në Siri, ndërsa vijoi duke thënë se “Ky mund të jetë shansi i fundit”.

Çavushollu gjithashtu theksoi se nuk duan më takime formale për vendosjen e armëpushimit në Siri, ndërsa shtoi se edhe vendet tjera përkatëse me në krye aktorët kryesor Rusinë dhe ShBA-të do të mund të kontribuojnë në vendosjen e paqes në Siri.     



Lajme të ngjashme