Avionët luftarakë turq godasin 18 objektiva të PKK-së

Në operacionet ajrore kundër organizatës separatiste terroriste PKK në Hakkari të Turqisë dhe në veri të Irakut u asgjësuan 18 objektiva dhe sipas përcaktimeve të para u vranë edhe 3 terroristë.

Avionët luftarakë turq godasin 18 objektiva të PKK-së

Sipas deklaratës së bërë nga Shtatmadhoria turke 11 objektiva të përcaktuara në zonën rurale të nënprefekturës Çukurxha (Çukurca) të rrethit Hakkari u shkatërruan nga avionët luftarakë turq.

Numri i terroristëve të asgjësuar në Çukurxha arriti në 228 kurse në mbarë rrethin e Hakkarit arriti në 346.

Operacione ajrore u ndërmorën edhe në rajonet Metina dhe Gara në veri të Irakut.

Në këtë operacion u shkatërruan 7 objektiva që përdoreshin si vendstrehime nga ana e organizatës terroriste.



Lajme të ngjashme