Turqi - MPJ thërret për sqarime ambasadorin irakian

Ambasadori irakian në Ankara është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë për ti komunikuar notën e reagimit ndaj vendimit të palamentit të Irakut në lidhje me Turqinë.

583243
Turqi - MPJ thërret për sqarime ambasadorin irakian

Ambasadori i Irakut në Ankara, Hisham Ali Ekber Ibrahim el-Alevi është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Turqisë për shkak të vendimit të marrë nga Parlamenti i Irakut dhe i cili përmban akuza të rënda ndaj Turqisë.

Ndryshe, Parlamenti i Irakut, përmes vendimit të marrë gjatë ditës së djeshme në të cilin janë përfshirë akuza të rënda ndaj Turqisë, njoftoi se nuk e pranon zgjatjen e mandatit të Turqisë për veprim ushtarak në Irak dhe parashtroi një sërë kërkesash drejt qeverisë së Irakut, edhe atë dërgimin e një note drejt Ambasadës së Turqisë në Bagdad, cilësimin e forcave turke (të cilat ofrojnë trajnim për vullnetarët kundër DAESH-it) si “forca okupuese”, dënimin e deklaratave të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe rishqyrtimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me Turqinë.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Turqisë më parë njoftoi se e dënon këtë vendim akuzues të marrë në lidhje me Turqinë dhe se kundërshton ashpër veçanërisht pjesën që përmban akuza të shëmtuara ndaj Presidentit të Turqisë.

“E dënojmë vendimin e marrë nga Parlamenti i Irakut më 4 tetor 2016. Veçanërisht kundërshtojmë dhe e konsiderojmë të papranueshme pjesën që përmban akuza të shëmtuara ndaj Presidentit tonë të nderuar”, thuhej në deklaratën e Ministrisë. 



Lajme të ngjashme