3 bijtë e Turqisë bien dëshmorë në sulmet e terroristëve të PKK-së

Në nënprefekturën Lixhe (Lice) të rrethit Dijarbakër (Diyarbakır) 2 ushtarë kanë rënë dëshmorë si pasojë e sulmit tradhtarë të terroristëve të PKK-së.

3 bijtë e Turqisë bien dëshmorë në sulmet e terroristëve të PKK-së

Në sulmin ndaj personelit ushtarak që kishte për detyrën mbrojtjen e automjeteve që përdoreshin në ndërtimin e bazës së xhandarmërisë Aballë (Abalı) në Këllëhanetepe (Kıllıhanetepe) u plagosën edhe tre ushtarë turq.

Ushtarët e plagosur u morën menjëherë nën kurim. Kurse në rajon filloi një operacion i mbështetur edhe nga ajri për të asgjësuar terroristët.

Kurse në nënprefekturën Viranshehir (Viranşehir) të rrethit Shanllëurfa (Şanlıurfa) ndaj postës së Xhandarmërisë Karakuzu u ndërmor një sulm me armë të rënda.

Në përleshje një ushtarë ra dëshmorë në spitalin ku po kurohej pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve mjekësore.

Nga ana tjetër një nga dy terroristët që shkonin për tu takuar me terroristët në zonën pyjore Sehi të rrethit Bitlis, u vra me një sulm ajror, ndërsa i afërmi tjetër i terroristit mbeti i plagosur.

Edhe në rrethin Tunxheli për të asgjësuar terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK që dogjën automjetin e kompanisë së Shpërndarjes së Elektrikut Eufrat (FEDAŞ) u fillua një operacion i gjerë me mbështetje ajrore.  

Kurse në nënprefekturën Ovaxhëk u arrestua një person që akuzohet për ‘ndihmë dhe strehim të organizatës terroriste’.



Lajme të ngjashme