Turqi – Gjendja e jashtëzakonshme zgjatet me 3 muaj

Zv.kryeministri dhe Zëdhënësi i Qeverisë, Numan Kurtulmush (Numan Kurtulmuş) në deklaratën që bëri të hënën tha qeveria ka vendosur të zgjasë me 90 ditë duke filluar nga data 19 tetor gjendjen e jashtëzakonshme.

Turqi – Gjendja e jashtëzakonshme zgjatet me 3 muaj

Deklaratat për gazetarët Zv.kryeministri dhe Zëdhënësi i Qeverisë, Numan Kurtulmush (Numan Kurtulmuş) i bëri në pauzën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave, që u realizua të hënën në Kompleksin Presidencial nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

“Një nga çështjet që u trajtua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ishte zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme që ka hyrë në fuqi më 21.07.2016 dhe përfundon më 19 tetor dhe rinovimi i saj mesnatën (01.00 me orën e Turqisë) e 19 tetorit. Këshilli i Ministrave mori vendim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme me 90 ditë duke respektuar rekomandimin e javës së kaluar të Këshillit Kombëtar të Sigurisë”, sqaroi Kurtullmush.

Në lidhje me ekstradimin e kreut të Organizatës Terroriste Fethullahiste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY), Fethullah Gulen, Numan Kurtullmush tha se vazhdojnë kontaktet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Vazhdojnë nismat e nevojshme pranë autoriteteve amerikane, në mënyrë që këto të bëjnë atë që u takon. Kërkojmë ndalimin e këtij personi dhe mbajtjen e tij në gjendje arresti deri sa gjyqësori amerikan të marrë një vendim. Dosja që u kemi dërguar autoriteteve amerikane është një kërkesë në lidhje me këtë çështje. Shpresojmë që kërkesa jonë të plotësohet as më shpejt dhe të merren masat e duhura në këtë drejtim”, shtoi Zëdhënësi i qeverisë.

Kurtullmush bëri deklarata edhe ne lidhje me operacionin “Mburoja e Eufratit”.

“Mburoja e Eufratit është një operacion që kryhet me qëllim ruajtjen e integritetit të Sirisë, mbrojtjen e tokave të Turqisë nga sulmet e organizatave terroriste, kryesisht nga DAESH dhe YPG, si dhe për të penguar krijimin e korridorit terrorist. Para së gjithash kjo është një përpjekje kundër DAESH-it. Një nga objektivat tona parësore është që kjo zonë të shndërrohet në një zonë të sigurt. Operacioni do të vazhdojë me vendosmëri”, theksoi Kurtullmush.



Lajme të ngjashme