Kryeministri Yildirim: Dallimi mes organizatave terroriste është gabim

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe njëherësh Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim iu drejtua anëtarëve të grupit parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

582636
Kryeministri Yildirim: Dallimi mes organizatave terroriste është gabim

Kryeministri Binali Yildirim tha se bërja e dallimeve mes organizatave terroriste është gabim, ndërsa vijoi duke thënë se PYD/YPG nuk kanë dallim nga PKK-ja.

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe njëherësh Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim iu drejtua anëtarëve të grupit parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Duke e bërë të ditur se organizata terroriste me ndryshimin e emrit kamufloi veten, Kryeministri Yildirim tha se Turqia lufton me vendosmëri të njëjtë kundër të gjitha organizatave terroriste, do të vazhdoj me luftën e saj deri në shpëtimin e plotë nga terrori, kurrë nuk do të heq dorë nga kjo dhe se nuk do të tregojnë dobësi në këtë drejtim.

Yildirim gjithashtu tha se me përkrahjen e popullit çështjen e terrorit do ta nxjerrin nga rendi i ditës dhe nëse deri në fund arrin ta mbajnë qëndrimi e drejt dhe të vendosur, atëherë do të mund ta paguajnë borxhin e tyre ndaj popullit, në të kundërtën dëshmorët dhe veteranët e kësaj lufte do të kërkojnë përgjegjësi prej tyre.

Kryeministri preku edhe në operacionin “Mburoja e Eufratit”, që kryesohet nga ana e Turqisë me qëllim të spastrimit të veriut të Sirisë nga elementet e terrorit, ku tha se ai zhvillohet me sukses, ndërsa shtoi se operacioni do të vazhdoj deri në spastrimin e plotë të një zone prej 5 mijë kilometrash katror në veri të Sirisë nga të gjitha elementet e terrorit.

Yildirim gjithashtu bëri të ditur se krahas spastrimit të Munbixhit nga DAESH-it në perëndim të lumit Eufrat, kjo zonë u vë nën kontroll nga ana e  PYD/YPG, e cila është një organizatë tjetër terroriste.

“Në kuadër të marrëveshjes së arritur me ShBA-të, aleatin tonë, këto grupe terroriste duhen të largohen nga Munbiçi. Mirëpo fatkeqësisht deri më sot Munbiçi nuk është spastruar plotësisht nga elementet e terrorit. Tërheqja nuk bëhet duke parashtruar arsyetime e gënjeshtra të ndryshme dhe duke ndryshuar emrin e organizatës. Turqia është e vendosur në këtë drejtim. Ajo çfarë është PKK-ja ajo është edhe PYD dhe YPG-ja, vetëm emrat ndryshojnë, por këto kanë veçori të njëjta. Të gjitha këto janë organizata terroriste. Ashtu siç e pastrojmë së bashku me pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë të Sirisë rajonin nga DAESH-i, ashtu dimë ta nxjerrim me dhunë edhe PYD/YPG-në nga Munbiçi”, - ka thënë Kryeministri Yildirim.

Yildirim theksoi se Turqia nuk do të qëndroj e heshtur ndaj zhvillimeve në Siri, ndërsa vijoi duke thënë se “Tash e tutje Turqia do të jetë pjesë e çdo hapi që do të hidhet në lidhje me Sirinë. Sepse në krye të vendeve të cilat janë ndikuar më së shumti nga problemi i Sirisë ndodhet Turqia. Mos marrja parasysh e Turqisë, e cila ka një vijë kufitare prej 911km me Sirinë dhe e cila mirëpret 3 milionë refugjatë sirianë, në punimet për gjetjen e zgjidhjes problemit të Sirisë, është një gabim historik”.

Duke e bërë të ditur se në Mosul dhe Telafer të Irakut kanë vërejtur një lëvizshmëri, Kryeministri Yildirim tha se janë të shqetësuar nga fakti se Mosuli pas operacionit kundër DAESH-it do të mund të shndërrohet në një qendër të re të konflikteve ndër sektare.

“Në çështjen e Mosulit udhëheqja qendrore e Irakut ashtu sikurse edhe në çështje tjera vazhdon të avancoj nën ndikimin e forcave të ndryshme. Kjo rrugë nuk është e dobishme as për Irakun, as për irakianët, as për rajonin e as për vëllazërinë islame. Lënia e Mosulit në duart e milicëve shii duke përfshirë edhe organizatat terroriste PYD, PKK, do të thotë të ndezësh fitilin e një zjarri të ri”, vlerësoi Yildirim.



Lajme të ngjashme