Yildirim: Nota e kredisë së Turqisë nuk mund të përcaktohet nga disa agjenci

Kryeministri Binali Yildirim priti në takim delegacionin e Konfederatës së Tregtarëve dhe Zejtarëve të Turqisë.

Yildirim: Nota e kredisë së Turqisë nuk mund të përcaktohet nga disa agjenci

Kryeministri Binali Yildirim tha se notën ekonomike të Turqisë nuk mund ta përcaktojnë disa agjenci ndërkombëtare për vlerësimin e kredive.

Në fjalimin e tij të mbajtur gjatë pritjes në takim të delegacionit të Konfederatës së Tregtarëve dhe Zejtarëve të Turqisë, Kryeministri Yildirim i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në ekonominë, ndërsa bëri të ditur se treguesit janë pozitiv.

Gjatë kritikës së adresuar ndaj Agjencisë Ndërkombëtare për Vlerësimin e Kredive, Moody’s për vendimin për uljen e notës së kredisë së Turqisë, Kryeminsitri Yildrim tha: “Notën tonë nuk mund ta përcaktojnë disa agjenci për vlerësimin e kredive, por e përcaktojnë zejtarët dhe qytetarët”.

Kryeministri Yildirim gjithashtu tha se lufta kundër organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) duhet të zhvillohet me të gjitha shtresat e shoqërisë.

“Ata të cilët kanë transferuar paratë e mbledhura nën petkun e “himmetit” (ndihmave) lobive të huaja do të japin llogari. Natyrisht se kjo nuk do të harrohet. Kurrë mos lejoni të përzihen mes jush gylenistët dhe separatistët. Pastroni rrethet tuaja nga këto mikrobe, ata nuk kanë asnjë dobi për popullin dhe kjo është një çështje shumë e madhe”, deklaroi Kryeministri Yildirim.



Lajme të ngjashme