Erdogan: Objektivi është formimi i një zone tampon të ndaluar për fluturim

Në reportazhin e tij të dhënë për televizionin Rotana me seli në Katar, Presidenti Erdoan i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në rajon.

Erdogan: Objektivi është formimi i një zone tampon të ndaluar për fluturim

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se objektivi është që në veri të Sirisë të vendoset zona tampon e ndalim fluturimit, krijim e një zone të sigurt dhe spastrimi i një zone prej 5 mijë kilometrave katror me qëllim që të ikurit nga lufta të mund të kthehen në vend.

Në reportazhin e tij të dhënë për televizionin Rotana me seli në Katar, Presidenti Erdoan i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në rajon.

Duke e bërë të ditur se në Siri janë duke bashkëvepruar me opozitën e moderuar, Presidenti Erdoan tha se në Xherablus, i cili u çlirua nga DAESH-i, janë kthyer rreth 40-mijë banorë.

“Mosuli i takon banorëve të tij, Telaferi i takon banorëve të tij. Askush nuk ka të drejt të vij të vendoset këtu. Pas çlirimit të Mosulit nga organizata terroriste DAESH, këtu duhet të mbeten vetëm arabët suni, turkmenët, dhe kurdët suni”, - tha Presidenti Erdoan.

“Ne kemi shpenzuar 12,5 miliardë dollarë për vëllezërit tanë refugjatë. Kjo është detyra jonë njerëzore”, bëri të ditur Erdoan, ndërsa shtoi se perëndimi është duke ikur nga përgjegjësitë, ndërkaq organizatat ndërkombëtare dhuruan vetëm 520 milionë dollarë për refugjatët sirian.

Erdoan gjithashtu tha se Beshar Esad, i cili vrau 600 mijë qytetarë të Sirisë, duhet të largohet dhe nuk është e mundur të mbetet.

Presidenti tha se të gjitha kurthet dhe planet janë të drejtuara nga bota islame, prandaj vendet e botës islame duhen të bashkëpunojnë dhe të solidarizohen me njëra-tjetrën.

Presidenti Erdoan gjithashtu bëri të ditur se normalizimi i marrëdhënieve Turqi-Egjipt varet prej lirimit apo jo të Presidentit Muhammed Mursi, i cili u largua me grusht shtet, dhe të gjithë kundërshtarëve të grusht shtetit të arrestuar.



Lajme të ngjashme