Mburoja e Eufratit pastron 960 kilometra katrorë në veri të Sirisë

Në kuadër të operacionit ‘Mburoja e Eufratit’ filluar më 24 gusht është siguruar pastrimi i 960 kilometra katrorëve në veri të Sirisë.

Mburoja e Eufratit pastron 960 kilometra katrorë në veri të Sirisë

Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm bëhet e ditur se së fundmi janë goditur 79 objektiva të DAESH-it.

Sipas kësaj deklarate me mbështetjen e opozitarëve në rajonin Azaz-Rai është siguruar kontrolli në 4 zona të tjera.

Gjatë operacionit u goditën në shenjë dhe u asgjësuan vendstrehimet dhe godinat e shtabeve

Në përleshje 2 opozitarë ranë dëshmorë ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur.

Bëhet e ditur gjithashtu se u shkatërruan edhe 7 ndërtesa që përdoreshin si vende komande.

Ndërkaq edhe forcat e koalicionit kanë ndërmarrë operacion ajror.

Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë njoftohet se në kufirin me Sirinë vazhdojnë zbulimi dhe vrojtimi i paprerë i mjeteve fluturuese pa pilot, përkatësisht 1 Bajraktar dhe 1 Gëzxhy (Gözcü).



Lajme të ngjashme