Erdoan: Ne do të kërkojmë llogari në këtë botë, Allahu në tjetrën

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në nënprefekturën Kazan të Ankarasë ku në 15 korrik ranë 9 dëshmorë, bëri disa vlerësime në lidhje me hetimet për Organizatën Terroriste Guleniste-Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY).

Erdoan: Ne do të kërkojmë llogari në këtë botë, Allahu në tjetrën

"Ne kemi depërtuar thellë në brendësi të tyre. Tani ata po arratisen nga sytë këmbët dhe nuk po gjejnë vrimë ku të futen. Le të arratisen ku të duan, ata do të arratisen ne do ti ndjekim” tha presidenti turk.

“Në këtë botë do ti kërkojmë llogari ne, ndërsa në botën tjetër do ti kërkojë llogari Allahu. Do të kërkojë llogaria për 241 dëshmorët tanë dhe 2.194 veteranët tanë. Do të kërkojë llogari se si e kanë tradhtuar këtë popull për më shumë se 40 vjet" vijoi Presidenti Erdoan.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan reagoi ndaj disa vendeve të huaja që për tentativën e 15 korrikut thonë se ishte lojë.

“Si ndodh që bëhet lojë kundër vetes dhe shkon vetë drejt vdekjes. Si bëhet kjo punë?” tha Presidenti Erdoan.



Lajme të ngjashme