Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së vazhdon takimet në Maqedoni

Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizonit të Turqisë (TRT), Shenoll Gëka (Şenol Göka) i cili gjendet në Maqedoni në kuadër të Takimit të Medias së Vendeve të Ballkanit u takua me ministrin e parë rom të shtetit të Maqedonisë, Mustafa Necdet.

580723
Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së vazhdon takimet në Maqedoni

Mustafa Necdet theksoi rëndësinë që ka për ta Turqia.

Kurse Shenoll Gëka falënderoi maqedonasit për mbështetjen që dhanë natën e 15 korrikut.

Lidhjet vëllazërore ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë vijnë prej të shkuarës shekullore dhe kjo lidhje e tregoi veten edhe natën e 15 korrikut.  

Turqit, shqiptarët, boshnjakët dhe romët në Maqedoni që ndodhen qindra kilometra larg Turqisë atë natë dolën në rrugë për të treguar mbështetjen ndaj Turqisë.

Pronari i televizionit të vetëm rom në botë, Mustafa Necdet kërkoi nga Gëka që TRT-ja të mbështesë kanalin e tyre televiziv.

Në vizitën e tij në Maqedoni Shenoll Gëka shoqërohet nga Kryesuesja e Departamentit të Radiove të TRT-së dhe njëherësh ushtruese e detyrës së Kryetares së Departamentit të Muzikës Amber Tyrkmen (Amber Türkmen), Kryesuesja e Departamentit të Marrëdhënive të Jashtme të TRT-së Çallan Tankur Jërymez (Çağlan Tankur Yörümez), Kryesuesi i Departamentit të Transmetimeve të Jashtme të TRT-së Sulejman Erdal (Süleyman Erdal), Kryesuesi i Departamentit të Televizionit të TRT-së Tuxhaj Jyrekli (Tuncay Yürekli), Kryesuesi i Departamentit të Trajnimeve të TRT-së Adnan Arëkanllë (Adnan Arıkanlı), Zv.Kryesuesi i Departamentit të Lajmeve dhe Sportit Kudret Doandemir (Kudret Doğandemir), Drejtori i Programacionit të Radios së Ankarasë Murat Alltunkaynak (Murat Altunkaynak) dhe Përfaqësuesi i TRT-së në Shkup Bekim Muftareviç.



Lajme të ngjashme