Bozkër: Uashingtoni të bëjë kujdes nga anëtarët e FETO-s të strehuar në SHBA

Në Uashington, kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zhvillua konferenca e shtatë vjetore e Turqisë.

Bozkër: Uashingtoni të bëjë kujdes nga anëtarët e FETO-s të strehuar në SHBA

Deputeti i Stambollit i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim AK dhe ambasadori në pension Volkan Bozkër (Volkan Bozkır) tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të marrin masa ndaj anëtarëve të Organizatës Terroriste Guleniste (FETO) që janë arratisur nga shumë vende të botës dhe janë strehuar në këtë vend.

Si fillim në simpoziumin e Institutit të Lindjes së Mesme zhvilluar në formën e tre seancave u vlerësuan politikat e ndjekura pas tentativës për grusht shteti në 15 korrik nga Organizata Terroriste Guleniste-Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY).

Këtu u kritikua fakti që kreu i FETO-s Fethullah Gylen gjendet ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe Deputeti i Stambollit i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim AK Volkan Bozkër (Volkan Bozkır) që mbajti një fjalim në konferencë tha se tentativa e përjetuar në 15 korrik ishte një nismë e qartë ndaj kombit turk dhe demokracisë së Turqisë.

“Për 45 ditë me radhë nuk pamë një mbështetje të plotë nga liderët perëndimorë. Liderët perëndimorë që nuk bënë asnjë telefonatë mbështetëse kanë lënduar kombin turk” tha Bozkër.

Ai bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të marrin masa ndaj anëtarëve të Organizatës Terroriste Guleniste (FETO) që janë arratisur nga shumë vende të botës dhe janë strehuar në këtë vend dhe shtoi: “Ne kuptojmë se çështja e ekstradimit të Gylenit është një proces ligjor por nuk presim dhe nuk duam që Amerika të shpërfillë qëndrimin e tij në shtëpi në rehati dhe planifikimin e këtyre planeve. Ne themi që si fillim duhet të kufizohet aftësia e Gylenit për të vepruar. Pastaj në kuadër të dosjeve që kemi dhënë presim të finalizohet procesi i ekstradimit”.  

Edhe ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turqi që mori pjesë në konferencë u shpreh se çështja e ekstradimit të Gylenit është një proces ligjor por ky proces nuk duhet të zgjatet shumë.

Ai nënvizoi se nëse përjetohet një zgjatje e tepër në procesin e ekstradimit atëherë marrëdhëniet turko-amerikane do të ndikohen negativisht.

Ish ambasadori Jeffrey theksoi gjithashtu se në politikën e Sirisë Uashingtoni duhet të përkufizojë në mënyrë të qartë marrëdhënien me YPG-në.

Ai nënvizoi gjithashtu se Turqia me operacionin ‘Mburoja e Eufratit’ ka krijuar defakto rajonin e sigurt në Siri dhe Amerika për këtë duhet të mbështesë Turqinë.  



Lajme të ngjashme