Izraeli dëmshpërblen Turqinë për familjet e viktimave në “Mavi Marmara”

Izraeli i pagoi të premten Turqisë 20 milionë dollarë dëmshpërblim për familjet e viktimave të sulmit në vitin 2010 ndaj anijes “Mavi Marmara”...

Izraeli dëmshpërblen Turqinë për familjet e viktimave në “Mavi Marmara”

Izraeli i pagoi të premten Turqisë 20 milionë dollarë dëmshpërblim për familjet e viktimave të sulmit në vitin 2010 ndaj anijes “Mavi Marmara”.

Dëmshpërblimi u depozitua në llogarinë bankare të Ministrisë turke të Drejtësisë.

Më datë 31 maj 2010, 10 shtetas turq mbetën të vrarë si pasojë e sulmit të ushtarëve izraelitë ndaj anijes “Mavi Marmara”, që transportonte ndihma humanitare në Gazë për palestinezët në nevojë.

Shpagimi i gjakut të shtetasve turq, që humbën jetën në bastisjen e anijes “Mavi Marmara”, ishte një nga tri kushtet e Turqisë për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.



Lajme të ngjashme