Stamboll, arrestohet prodhuesi i bombave të PKK-së

Policia deklaroi se personi i arrestuar ishte specialist në prodhimin e lëndëve eksplozive për organizatën terroriste PKK.

Stamboll, arrestohet prodhuesi i bombave të PKK-së

Policia e Stambollit në kuadër të një operacioni antiterror ditën e sotme, ka arrestuar personin me emër të koduar si Ekin, i cili ishte specialist në prodhimin e lëndëve eksplozive për organizatën terroriste PKK. 

Informacionet e para që çuan në arrestimin e Ekin-it thuhet se kanë dalë nga tre të rinj të cilëve gjatë tentimit për të sulmuar qendrën policore në rajonin Küçükçekmece më 24 shtator lënda plasëse u shpërtheu në dorën e tyre. Policia ka zbuluar se këta të rinj ishin pjesë e organizatës terroriste PKK dhe më pas kanë zgjeruar hetimin në lidhje me këtë çështje. 

Pas deklaratave të të rinjve se bombën e kishin marrë nga një person i cili ishte drejtues i organizatës terroriste PKK dhe thirrej me kodin Ekin, ekipet e policisë ditën e djeshme kanë ndërmarrë një operacion i cili rezultoi me sukses. 

Burimet policore kanë deklaruar se në adresën në të cilën është organizuar operacioni policorë, janë gjetur sasi të mëdha lëndësh të cilat përdoren për përgatitjen e bombave. Policia ka thënë gjithashtu se ka arritur të sekuestrojë edhe 8 bomba artizanale të cilat ishin duke u përgatitur. 



Lajme të ngjashme