Këshilli i Sigurisë Kombëtare propozon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi

Këshilli i Sigurisë Kombëtare dje nën kryesimin e  Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në Kompleksin Presidencial zhvilloi një mbledhje e cila zgjati 6 orë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare propozon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi

Nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare doli propozimi për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare dje nën kryesimin e  Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në Kompleksin Presidencial zhvilloi një mbledhje e cila zgjati 6 orë.

Në komunikatën e publikuar pas mbledhjes u tha se gjatë mbledhjes u diskutua gjerësisht mbi aktivitetet që zhvillohen për vendosjen e sigurisë së qytetarëve dhe për sigurimin e rendit.

Në këtë kuadër u bisedua edhe në lidhje me bashkëpunëtorët e organizatave terroriste dhe për organizatën terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) e cila tradhtoi atdheun, për operacionet që ndërmerren brenda dhe jashtë vendit ndaj organizatave separatiste terroriste PKK dhe PYD/YPG dhe për masat e marra në këtë drejtim.

Në komunikatë në mes tjerash u tha se “Gjatë mbledhjes u mor vendimi që të propozohet zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme me qëllim të zbatimit në mënyrë efikase të masave për mbrojtjen e demokracisë, parimeve të shtetit ligjor, të drejtave dhe lirive të qytetarëve”.

Në mes tjerash u propozua që dita e 15 korrikut çdo vit të shënohet si “Dita e Demokracisë dhe Lirive”.

Në komunikatë u vë theksi se bashkëpunimi me shoqërinë ndërkombëtare në luftën kundër terrorit dhe organizatave terroriste pa dallim është një çështje thelbësore për paqen botërore, ndërsa u tha se “Qëndrimi i disa vendeve anëtare të BE-së mike e aleate, si varja e disa simboleve të organizatave separatiste terroriste PKK-PYD/YPG nëpër korridoret e Parlamentit Evropian dhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme si mbledhjet, u prit me shqetësim, ndërsa u vlerësua se terrori u shndërrua në një qëllim të politikës ndërkombëtare, ku ai madje edhe inkurajohet. Përcaktimi ndërkombëtar i terrorit duhet të bëhet patjetër dhe u vë theksi në rëndësinë e bashkëpunimit për të parandaluar zbatime të ndryshme në këtë drejtim”.

Në lidhje me operacionin “Mburoja e Eufratit” në komunikatë edhe njëherë u tha se i është bërë një vlerësim gjithëpërfshirës këtij operacioni, ku njëra prej dy qëllimeve të këtij operacioni është vendosja e sigurisë së kufirit të Turqisë dhe garantimi i sigurisë së jetëve dhe pronave të banorëve të kësaj zone, ndërsa qëllimi i dytë është spastrimi i plotë i kësaj zone nga elementet e terrorit të DAESH-it dhe PYD/YPG-së dhe përkrahja e Ushtrisë së Lirë të Sirisë në ruajtjen e integritetit territorial të vendit të tyre”.

Në komunikatë u tha se Turqia, gjatë këtij operacioni që zhvillohet në kuadër të drejtës për vetëmbrojtje që buron nga e drejta ndërkombëtare, tregon kujdes të veçantë në mbrojtjen e civilëve, duke marr parasysh integritetin territorial të Sirisë.

Ndërkaq në lidhje me propozimin e vendosjes së zonës së ndaluar për fluturime në komunikatë edhe njëherë u vë theksi në rëndësinë e kësaj çështjeje, ndërsa u tha se “Është shprehur nevoja që pas procesit të tranzicionit të krijohen elementet e reja të administrimit që do të përmbushnin pritshmëritë e popullit sirian për një shtet dhe përfaqësim të drejt me qëllim që Siria sërish të bëhet një vend i lirë, i qetë dhe i begatë pasi që regjimit aktual nuk ka më aftësi për të mbrojtur dhe mbajtur popullin të bashkuar”.



Lajme të ngjashme