Çavusoglu: Nëse Rusia është e sinqertë, jemi gati për bashkëpunim në Siri

Vlerësimi i parë i Turqisë në lidhje me thirrjen e bërë nga Rusia “për një bashkëpunim të mundshëm në Siri”, ka ardhur nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, i cili ka thënë: “Nëse Moska është e sinqertë, ne jemi të gatshëm.”...

Çavusoglu: Nëse Rusia është e sinqertë, jemi gati për bashkëpunim në Siri

Vlerësimi i parë i Turqisë në lidhje me thirrjen e bërë nga Rusia “për një bashkëpunim të mundshëm në Siri”, ka ardhur nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu.

“Nëse Moska është e sinqertë, ne jemi të gatshëm”, ka thënë shefi i diplomacisë turke.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij leton, Edgars Rinkevics, i qëndroi të enjten në Ankara për një vizitë zyrtare, Mevlut Çavusoglu vlerësoi propozimin “për bashkëveprim në Siri”, bërë paraditen e të enjtes nga ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.

“Ne kemi mbështetur të gjitha vendimet për armëpushim, mbërritjen e ndihmave humanitare dhe zgjidhjen politike në Siri. Kemi dhënë kontributin tonë jo vetëm për të marrë këto vendime, por edhe për implementimin e tyre. Mjerisht, po të shikohen deri më sot të gjitha shkeljet e armëpushimi dhe pengesat lidhur me mbërritjen e ndihmave humanitare, shkelësit e armëpushimit dhe penguesit e mbërritjes së ndihmave humanitare kanë qenë regjimi dhe përkrahësit e tij (në Siri). Ne mbështetëm fuqishëm edhe marrëveshjen e fundit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë. Gjithashtu bëmë ç’ishte e mundur për zbatimin e saj. Por, duke qenë se nuk u zbatua as kjo marrëveshje e fundit, ne duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për vendosjen e armëpushimit dhe arritjen e zgjidhjes politike. Shpresojmë që pikërisht këto t’i marrim në shqyrtim me Rusinë. Nëse Moska kërkon sinqerisht bashkëpunimin tonë për armëpushim dhe ndihma humanitare, ne jemi gati”, u shpreh ministri Çavusoglu.

Gjatë një prononcimi për gazetarët nga Moska paraditen e të enjtes, shefi i diplomacisë ruse deklaroi se me Turqinë shikojnë një mundësi bashkëpunimi konstruktiv dhe bashkëveprimi në lidhje me krizën siriane.

Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, vuri në pah se kanë vërejtur sinjale të fuqishme, që tregojnë se bashkëpunimi me Turqinë për zgjidhjen e krizës siriane do të jetë konstruktiv dhe se bashkëveprimi është një mundësi e realizueshme.



Lajme të ngjashme