BE-ja ndan 600 milionë euro grante për Turqinë

Komisioni Evropian (KE) ka njoftuar se do të mundësojë një ndihmë të drejtpërdrejtë prej 600 milionë eurosh për Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë.

BE-ja ndan 600 milionë euro grante për Turqinë

Komisioni Evropian (KE) ka njoftuar se do të mundësojë një ndihmë të drejtpërdrejtë prej 600 milionë eurosh për Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë.

KE-ja njoftoi se për shpenzimet bëra më parë për refugjatët sirianë në Turqi, ka miratuar transferimin e burimit nga 300 milionë euro për Ministrinë e Arsimit dhe 300 milionë për Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë.

Mbështetja do të jepet si kontribut në mbështetjen e shpenzimeve për shëndetin dhe arsmin e detyrueshëm të fëmijëve sirianë që ndodhen akutalisht në Turqi.

BE-ja në Samitin Turqi-BE të mbajtur me 29 nëntor 2015 premtoi se do të ofronte një fond prej 3 miliardë euro deri në fund të vitit 2017 për refugjatët sirianë në Turqi.

Ndërsa në Samitin e mbajtur më 18 mars kishte vendosur se në rast të mbarimit të këtij fondi do të vë në disponim një fond shtesë prej 3 miliardë euro deri në fund të vitit 2018.

Gjithashtu u vendos se fondet do të shpenzoheshin në projektet e zhvillimit për shëndetësi, arsim, infrastrukturë, ushqime si dhe nevojat e tjera të refugjatëve sirianë në Turqi.

Ndërsa, Turqia tashmë një kohe të gjatë ka theksuar se BE-ja nuk ka transferuar shpejtë ndihmat financiare për refugjatët sirianë në Turqi.



Lajme të ngjashme