“Namura Group”: Turqia mbetet një vend “i përshtatshëm për investime”

Pavarësisht vendimit të agjencisë ndërkombëtare për vlerësimin e kredive, “Moody’s”, për të ulur notën kreditore turke, investitorët e huaj vazhdojnë ta shikojnë Turqinë si një vend “të përshtatshëm për investime”...

“Namura Group”: Turqia mbetet një vend “i përshtatshëm për investime”

Turqia mbetet një vend “i përshtatshëm për investime” në vlerësimin e të huajve.

Pavarësisht vendimit të agjencisë ndërkombëtare për vlerësimin e kredive, “Moody’s”, për të ulur notën kreditore turke, investitorët e huaj vazhdojnë ta shikojnë Turqinë si një vend “të përshtatshëm për investime” duke u bazuar dhe fokusuar në themelet ekonomike të saj.

“Mund të jetë e çuditshme për disa, por, ndryshe nga parashikimi i agjencisë ‘Moody’s’, reagimi i kufizuar në tregje pasqyron qëndrueshmërinë dhe themelet e fuqishme të Turqisë. Nuk shikoj ndonjë çrregullim në raportet financiare apo një kërcënim, që mund të prekë kredibilitetin dhe të prodhojë rrezik për financimin e jashtëm të Turqisë”, deklaroi të mërkurën Timothy Ash, shef ekonomist dhe strateg i gjigantit japonez “Namura Group” për Evropën Qendrore dhe Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Të njëjtin mendim ndan edhe Orhan Okmen, drejtor i përgjithshëm për rajonin euroaziatik në agjencinë japoneze për vlerësimin e kredive, “Japan Credit Rating” (JCR).

“Edhe pse ‘Moody’s’ uli vlerësimin sovran të kreditit të Turqisë, ne vazhdojmë ta shikojmë Turqinë në pozitën e një vendi të përshtatshëm për investime”, u shpreh Okmen.

Të premten e kaluar, “Moody’s” uli borxhin afatgjatë të emetuar nga qeveria turke në shkallë joinvestimi, apo “Ba1” nga “Baa3” që ishte më parë.

Megjithatë ajo ruajti të pandryshuar perspektivën ekonomike turke në “të qëndrueshme”, duke thënë se ekonomia elastike e Turqisë prej 720 miliardë dollarësh, si dhe historiku i fortë fiskal i saj, kompensojnë presionet që vijnë nga bilanci i pagesave.

Ndërsa “Fitch Ratings”, një tjetër agjenci ndërkombëtare prestigjioze e vlerësimit të kredive, vazhdon ta mbajë notën kreditore të Turqisë në shkallë investimi.



Lajme të ngjashme