Ankara – Samit sigurie i paparashikuar nën drejtimin e Presidentit Erdogan

Kompleksi Presidencial në Ankara priti të martën një samit sigurie të paparashikuar përpara mbledhjes së zakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Turqisë...

Ankara – Samit sigurie i paparashikuar nën drejtimin e Presidentit Erdogan

Kompleksi Presidencial në Ankara priti të martën një samit sigurie të paparashikuar përpara mbledhjes së zakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Turqisë.

Të pranishëm në këtë takim, që u drejtua nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, ishin Kryeministri Binali Yildirim, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralarmate Hulusi Akar, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Isik, si dhe burokratë të fushës së sigurisë.

Kryefjalë e kësaj mbledhjeje, që vijoi për rreth 2 orë e gjysmë, ishte lufta kundër terrorizmit.

Në këtë samit sigurie surprizë, ku operacionet ndaj organizatës terroriste e separatiste PKK u shqyrtuan në mënyrë të hollësishme, zhvillimet e fundit në Siri ishin gjithashtu një pikë e rëndësishme.

Të tjera çështje me peshë madhore, që u diskutuan në Kompleksin Presidencial, ishin ecuria e operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit”, detajet e luftës kundër organizatës terroriste DAESH, siguria kufitare dhe zhvillimet në lidhje me luftën brenda dhe jashtë vendit me organizatën terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Me hollësi u vlerësuan po ashtu procesi hetimor në lidhje FETO/PDY-në dhe strukturimi ndërkombëtar i kësaj organizate kriminale.



Lajme të ngjashme