Çavusoglu: YPG ende e pranishme në Munbiç

Çavusoglu: ShBA-të i kemi paralajmëruar se kjo është një politikë e gabueshme.

Çavusoglu: YPG ende e pranishme në Munbiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se elementet e YPG-së tashmë ende ndodhen në Munbic.

"Në operacionin në Munbic, kur aleati ynë SHBA-të thanë se elementet e YPG-së duhet të marrin pjesë nga prapa me arsye logjistike, ne thamë se kjo është politikë e gabuar. Por, pastaj me një kusht dhamë konfirmim.

Menjëherë pasi të përfundojë operacioni në Munbic, pjesëtarët e YPG-së do të shkojnë pas lumit Eufrat. Kjo nuk do të thotë se ne jemi dakord me politikat e tyre të cilat i zbatojnë atje. Elementet e YPG-së tashmë ende ndodhen në Munbic", tha Çavuşoğlu.



Lajme të ngjashme