Përditësim - Turqia shprehu gatishmëri për të tejkaluar tensionimet me Egjiptin

Shefi i diplomacisë egjiptiane Sameh Shukri tha se Turqia ka shprehur interesim për të tejkaluar tensionet me vendin e tij.

Përditësim - Turqia shprehu gatishmëri për të tejkaluar tensionimet me Egjiptin

Shefi i diplomacisë egjiptiane Sameh Shukri tha se Turqia ka shprehur interesim për të tejkaluar tensionet me vendin e tij.

Në një intervistë për gazetën egjiptiane "El Yevm Es-Sabi", Ministri i Jashtëm Shukri tha se në dy javët e fundit në Venezuelë dhe New York ka zhvilluar dy takime "shumë konstruktive" me Ministrin e Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Duke bërë të ditur se Ministri Çavushollu ka shprehur vullnetin e Turqisë për tejkalimin e tensionimeve me Egjiptin, Ministri Shukri tha: "Në këto takime edhe unë kam shprehur gatishmërinë për të tejkaluar tensionet aktuale mes dy vendeve. Këto takime ishin konstruktive në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve bilaterale dhe hapave të ardhshëm në këtë drejtim. Autoritetet e Egjiptit vazhdimisht u kushtojnë rëndësi lidhjeve të forta historike ndërmjet popujve të të dyja vendeve".

Shukri gjithashtu tha se politika e jashtme e Egjiptit nuk është e pandryshueshme, ndërsa ka vijuar me këto fjalë: “Gjithmonë jemi të hapur për zhvillime të reja të cilat janë në përputhje me parimet dhe interesat e vendit tonë, në përputhje me interesat e popujve arabë dhe të Gjirit. Ne kemi një botëkuptim të politikës së jashtme në të cilën nuk mbajmë qëndrim armiqësor ndaj vendeve tjera, që zhvillohet në kuadër të parimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara duke patur parasysh interesat e popullit egjiptian dhe duke mos i shkelur të drejtat e popujve të tjerë”.



Lajme të ngjashme