Inxhinierët turq prodhojnë motorët hidraulikë për misionin “Juno” të NASA-s

Një ekip prej 4 inxhinierësh turq ka prodhuar ka prodhuar 17 motorët hidraulikë, që përdoren në stacionin tokësor vëzhgues të anijes kozmike “Juno”, e cila është lëshuar në hapësirë nga NASA për të zbuluar misteret e Jupiterit...

Inxhinierët turq prodhojnë motorët hidraulikë për misionin “Juno” të NASA-s

Një ekip prej 4 inxhinierësh turq ka prodhuar ka prodhuar 17 motorët hidraulikë, që përdoren në stacionin tokësor vëzhgues të anijes kozmike “Juno”, e cila është lëshuar në hapësirë nga NASA për të zbuluar misteret e Jupiterit.

Prodhimi është realizuar në Fabrikën “Bosch Rexroth” në Bursa të Turqisë.

“Ekipi ynë ka bërë teste dhe matje të posaçme për çdo pjesë të motorëve. Më parë, pjesët e këtyre motorëve hidraulikë prodhoheshin dhe montoheshin në fabrikën kryesore të Grupit Bosch në Elchingen të Gjermanisë; ndërsa këtë herë u prodhuan dhe montuan për herë të parë në Fabrikën ‘Bosch Rexroth’ të Bursës dhe u dërguan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, bëri me dije Steven Young, shef i kompanisë Bosch për Turqinë dhe Lindjen e Mesme.



Lajme të ngjashme