Habitat III – Turqia i prezanton botës modelin e strehimit social

Modeli i strehimit social të Autoritetit Shtetëror të Zhvillimit Strehimor në Turqi (TOKI) është bërë shpresë për botën...

Habitat III  – Turqia i prezanton botës modelin e strehimit social

Modeli i strehimit social të Autoritetit Shtetëror të Zhvillimit Strehimor në Turqi (TOKI) është bërë shpresë për botën.

Në përgjigje të kërkesave të shumta, ky model po u shpjegohet me hollësi edhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, që vijnë enkas në Turqi, edhe të interesuarve të ftuar posaçërisht për këtë çështje.

Modeli në fjalë do të prezantohet në mënyrë gjithëpërfshirëse nga presidenti i TOKI-t, Ergun Turan, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi Strehimin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban (Habitat III), që do të realizohet mes datave 17-20 tetor në kryeqytetin Kuito të Ekuadorit.

Kërkesa për një prezantim të modelit të strehimit social të TOKI-t ka ardhur nga autoritetet organizuese të samitit Habitat III.



Lajme të ngjashme