9 terroristë të PKK neutralizohen në Hakari

Në operacionet që vazhdojnë në zonën malore të Hakarit deri më tani janë neutralizuar gjithsej 323 terroristë të organizatës separatiste PKK, ndërsa janë shkatërruar edhe shumë vendstrehime dhe pozicione zjarri të tyre.

9 terroristë të PKK neutralizohen në Hakari

9 terroristë të PKK-së neutralizohen në operacionet e ushtrisë turke në Hakari

Në operacionet që forcat e sigurisë kanë bërë me mbështetje ajrore në nënprefekturën Juksekova (Yüksekova) të Hakarit janë neutralizuar 9 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste PKK.

Sipas komunikatës së Shtatmadhorisë në operacionet që janë kryer deri më sot në Hakari janë neutralizuar gjithsej 323 terroristë.

Komunikata bën të ditur se është asgjësuar edhe një shpellë që përdorej nga terroristët në këtë zonë si pozicion zjarri dhe hapësirë jetese.

Nga ana tjetër 3 ushtarë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një eksplozivi artizanal gjatë kalimit të një njësie ushtarake me detyrë garantimin e sigurisë në rrugën tokësore Hakari-Çukurca.

Ushtarët e plagosur u transferuan menjëherë në spital për mjekim.



Lajme të ngjashme