Çavushollu: PYD e mbështetur nga Amerika është organizatë terroriste

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin ekstradimin sa më parë të kreut të Organizatës Terroriste Gyleniste (FETO).

Çavushollu: PYD e mbështetur nga Amerika është organizatë terroriste

Çavushollu në një reportazh për Francë 24, pyetjes në lidhje me ekstradimin e Gylenit iu përgjigj duke bërë të ditur se të gjithë përfshi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë për Fethullah Gylen dhe  tentativën për grusht shteti të 15 korrikut të lidhur me vetë atë dhe Turqia i ka dërguar Amerikës të gjitha provat e nevojshme për ekstradimin e tij (Gylenit).

Çavushollu bëri të ditur se ka filluar procesi ligjor dhe shtoi: “Nga aleati ynë, Amerika presim përfundimin e këtij procesi dhe ekstradimin sa më parë të Gylenit”.

Kurse pyetjes së kur do të realizohet ekstradimi, ministri i jashtëm turk iu përgjigj me këto fjalë: “Këtë do ta vendosë gjykata. Ne jemi optimistë. Terroristë të tillë si ai nuk kanë vend në shoqëritë demokratike”.

Ministri Çavushollu u shpreh edhe në lidhje me operacionin ‘Mburoja e Eufratit’ dhe pyetjes se sa thellë do të hyhet në Siri, ministri turk iu përgjigj duke thënë: “Së pari do të hyjmë të paktën 45 kilometra, ne jemi të detyruar për ta bërë këtë në mënyrë që të pastrohet Munbiçi. Më pas këtu mund të krijohet një rajon i sigurt rreth 5 mijë kilometra katrorë”.

Ai bëri të ditur gjithashtu se DAESH-i duhet të mundet edhe në Rakka dhe në Musull. 

Ministri turk theksoi se zbatimi i rajonit të ndaluar të fluturimit do të kontribuonte shumë që kjo hapësirë të mbetej një rajon i sigurt.

Ministri i Jashtëm Çavushollu nënvizoi se PYD-ja që e mbështet Amerika në Siri është një grup terrorist dhe shtoi: “PYD/YPG nuk lufton për tërësinë territoriale të Sirisë. Ata mundohen të krijojnë kantonet e tyre për të krijuar shtetin e vet”.

Kurse në lidhje me bombardimin e autokolonës së ndihmave njerëzore në 19 shtator në Halep, Çavushollu tha: “Regjimi dhe mbështetësit e tij, askush tjetër nuk fluturon aty. Opozita nuk ka avionë. Aty nuk fluturuan forcat e koalicionit. Regjimi dhe të gjithë mbështetësit e tij. Për të gjetur se kush e bëri sulmin duhet të bëhet një hetim transparent. Por është shumë e qartë që autokolonën e Kombeve të Bashkuara e goditën regjimi dhe mbështetësit e tij”.



Lajme të ngjashme