Regjimi i Esadit brenda 5 ditësh vret 323 civilë në Halep

Në sulmet ajrore të ndërmarra nga ushtria e regjimit të Esadit në Siri ndaj vendbanimeve civile që nga 19 shtatori e deri më sot janë vrarë 323 civilë.

Regjimi i Esadit brenda 5 ditësh vret 323 civilë në Halep

Me marrjen fund të armëpushimit 1-javor të siguruar në 12 shtator nën pararojën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, vazhdojnë në mënyrë intensive sulmet ajrore ndaj civilëve në Halep që gjendet në veri të vendit.

Sipas informacioneve të reporterëve të agjencisë turke të lajmeve Anadolli AA në Halep, autoriteteve të mbrojtjes civile që zhvillojnë punimet e shpëtimit në rang rrethi dhe spitaleve fushore, që nga data 19 shtator e deri në sot nga sulmet e regjimit dhe bombardimet e Rusisë janë plagosur edhe 1 mijë e 334 persona.

Sulmet janë intensifikuar në lindje të qytetit që mbahet i rrethuar nga regjimi sirian dhe nën kontrollin e opozitarëve përkatësisht në lagjet Bustan el Kasr, Meşhed, Kellese, Firdevs, Beştakin, Ensari, Katırci, Bab El Neyrab, Salihiyin, Maadi, Tarik el Bab, Sahur, Merce, Karm Hamud, Şeyh Hadır, Sukkeri, Şear, Muyesir dhe Mesekin Hananu dhe qytezën Kafr Hamra.



Lajme të ngjashme