Një muaj nga operacioni ‘Mburoja e Eufratit’

Vazhdon operacioni i ushtrisë turke i koduar "Mburoja e Eufratit" që ka filluar në datën 24 gusht.

Një muaj nga operacioni ‘Mburoja e Eufratit’

Avionët luftarakë turq shkatërruar 12 objektiva që i përkisnin organizatës terroriste DAESH.

Ka kaluar një muaj nga fillimi i operacionit ‘Mburoja e Eufratit’ dhe Ushtria e Lirisë Siriane e mbështetur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) vazhdon përparimin e saj duke marrë përsëri kontrollin e 6 qendrave të banuara.  

Ndaj 255 objektivave të DAESH-it janë bërë 989 gjuajtje.

Kështu që nga fillimi i operacionit, i cili ka për qëllim eliminimin e kërcënimeve terroriste dhe të krijojë hapësirë lëvizjeje në rajon për njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane, njësitë e Forcave të Armatosura Turke kanë kryer mbi 4 mijë e 696 goditje ndaj gjithsej 1 mijë e 182 objektivave të terroristëve.

Së fundmi Avionët luftarakë turq shkatërruar 12 objektiva që i përkisnin organizatës terroriste DAESH. 12 objektivat që përdoreshin si komanda dhe pozicione të DAESH-it u asgjësuan së bashku me terroristët që gjendeshin brenda tyre.

Ndërkaq në rajonet e pastruara nga organizata terroriste DAESH, deri më sot janë çaktivizuar dhe shpërthyer në mënyrë të kontrolluar 26 mina dhe 968 mekanizma eksplozivi artizanal.  

Edhe në 20 operacionet ajrorë të zhvilluara nga ana e Forcave të Koalicionit u asgjësuan 40 terroristë të DAESH-it.

Në operacionet ajrore u asgjësua një mitraloz i rëndë, 2 ndërtesa,  automjetet e zbulimit dhe vrojtimit si dhe eksplozivë artizanalë.



Lajme të ngjashme