Vazhdojnë kontaktet e ngjeshura të Çavusoglusë në Nju-Jork

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu pati kontakte të shumta me homologët e tij nga vendet e ndryshme të botës.

Vazhdojnë kontaktet e ngjeshura të Çavusoglusë në Nju-Jork

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) vazhdon me kontakte intensive në Nju-Jork ku ndodhet për pjesëmarrje në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në mbledhjet treshe të ministrave të jashtëm të organizuara me pjesëmarrjen edhe të Ministrit Çavushollu mes Turqisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë dhe Turqisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë u bisedua në lidhje me temat e përbashkëta të rendit të ditës.  

Ndërsa në mbledhjen me temë migrimin dhe refugjatët të ministrave të jashtëm të grupit MIKTA që përbëhet prej Meksikës, Indonezisë, Kores së Jugut, Turqisë dhe Australisë u vë theksi në rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndarjes së barrës.

Edhe në takimin e zhvilluar mes Çavushollus dhe homologes së tij nga Argjentina, Susana Mabel Malcorra u vë theksi në rëndësinë e vizitave reciproke me qëllim të forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministri Çavushollu pati një takim edhe me Ministrin e Jashtëm të Etiopisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Të dy ministrat theksuan se është e nevojshme që vëllimin tregtar mes dy vendeve ta rrisin në 1 miliardë dollarë.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe në lidhje me përmasat e kërcënimit të organizatës terroriste gyleniste FETO.

Ndërkaq gjatë takimit me homologun e tij nga Gjeorgjia, Mikheil Janelidze u bisedua në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, të sigurisë dhe atë politik mes dy vendeve.



Lajme të ngjashme