Bilanci i operacionit "Mburoja e Eufratit"

Operacioni i ushtrisë turke i koduar "Mburoja e Eufratit" ka filluar në 24 gusht dhe vazhdon me synimin pastrimin e zonës së veriut të Sirisë nga elementët terroristë që përbëjnë kërcënim për sigurinë e Turqisë.

Bilanci i operacionit "Mburoja e Eufratit"

Në 30 ditët që kemi lënë prapa nga operacioni "Mburoja e Eufratit", i cili është ndërmarrë kundër kërcënimit të organizatave terroriste DAESH dhe PYD/PKK në kufirin Turqi-Siri, është pastruar nga terroristët një hapësirë prej 1.200 km katrorë si dhe më shumë se 20 mijë sirianë janë kthyer në Jarabulus.

Operacioni "Mburoja e Eufratit" ka filluar më 24 gusht kundër organizatave terroriste në rajonin Jarabulus të Halep në Siri me pjesëmarrjen e njësive të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe forcave ajrore të koalicionit. Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane me mbështetjen e Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe forcave ajrore të koalicionit hynë në Jarabulus, i cili që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011 ka qenë në kontrollin e organizatave terroriste si DAESH dhe PYD.

Objektivat terroriste të përcaktuara përmes fluturimeve zbuluese me mjete ajrore pa pilot u neutralizuan nga obusët "Stuhia" dhe avionët luftarakë. Gjithashtu pas sulmeve ajrore, ekipe të ekspertëve u shkatërruan në mënyrë të kontrolluar lëndët shpërthyese artizanale të vendosura përgjatë vijës kufitare. Njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane, të cilat brenda disa orëve përparuan deri në Jarabulus, e morën rajonin nga duart e DAESH-i që ditën që nisi operacioni.

Që nga fillimi i operacionit, i cili ka për qëllim eliminimin e kërcënimeve terroriste dhe të krijojë hapësirë lëvizjeje në rajon për njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane, njësi të Forcave të Armatosura Turke pas marrjes së kontrollit në Jarabulus, janë kryer mbi 4 mijë goditje ndaj 900 objektivave të organizatave terroriste aktive në rajon.

- Ndihmat "jetësore" në Jarabulus shkojnë nga Turqia -

Pas udhëzimeve të dhëna nga presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë vizitës së kryer në qytetin Gaziantep, ekipet e prefekturës dhe bashkisë mbërritën me shpejtësi në rajon duke eliminuar në masë të madhe para festës së Bajramit mangësitë për energji elektrike, ujë, ato sanitare dhe të infrastrukturës.

Pas punimeve "jetësore" në Jarabulus, u mundësua kthimi i sigurt i familjeve siriane, të cilat kishin aplikuar për strehim në Prefekturën e Gaziantepit.

Numri i banorëve të Jarabulusit, qytetit simbol i operacionit, nga 3. 500 banorë që ishin u rrit në 25 mijë, vetëm brenda një muaji. Në këtë mënyrë u mundësua kthimi i sigurt i civilëve, të cilët kishin qëndruar për një kohë të gjatë në Turqi me statutin e refugjatit.  

Forcat e Armatosura Turke me operacionin "Mburoja e Eufratit", i cili mundësoi kthimin me shpejtësi të popullatës vendase në rajonin e pastruar nga organizatat terroriste, në saje të kësaj zone të sigurt të formuar në një territor të përfshirë nga konflikti i armatosur, krijoi një model të ri në arenën ndërkombëtare. Kështu u strehuan në Jarabulus edhe qindra familje nga zonat Azez dhe Munbixh, të cilat ndodhen me kilometra larg.

Në një muaj që ka kaluar nga nisja e operacionit është pastruar në masë të madhe nga organizatat terroriste afërsisht një territor me sipërfaqe 1.200 kilometra katrorë. Si rrjedhojë edhe vija kufitare (turko-siriane) është më e sigurt. Në kuadër të masave të marra vija kufitare në fjalë është forcuar edhe me ndërtimin nga Republika e Turqisë e një muri sigurie lëvizës 4 metra të lartë.

Organizatat terroriste, të cilat janë në panik përballë aftësisë operative të Ushtrisë së Lirë Siriane, e cila përparon në mënyrë efektive drejt rajonit El-Bab me mbështetjen e Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe forcave ajrore të koalicionit për t’u mos u larguar nga vija kufitare, që për këto forca ka një rëndësi të madhe, synojnë të vazhdojnë prezencën e tyre duke varur në bazat dhe pozicionet që kanë nën kontroll flamujt e vendeve, si: të SHBA-ve dhe të Britanisë.

Pas reagimeve të Turqisë dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane flamujt në shumë pozicione në rajonin Tel Abjad të qytetit Rakka u hoqën. Në kundërpërgjigje të kësaj bashkia e rajonit Akçakale në qytetin Şanlıurfa ka mbushur me flamuj gjigant të Turqisë hapësirën 5 km të gjatë në vijën kufitare.

Njoftohet se që nga nisja e operacionit e deri tani në sulmet me raketa të kryera nga militantët e organizatës terroriste DAESH me objektiv tanket në kufi kanë rënë dëshmorë 8 ushtarë, kurse nga shpërthimi i lëndëve plasëse artizanale në vijën kufitare kanë rënë dëshmorë 2 ushtarë.



Lajme të ngjashme