Turqia e pakënaqur nga tregtia me SHBA-në, kërkon rritje të shkëmbimeve

Presidenti i Bordit turk të Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme (DEIK), Omer Cihad Vardan, deklaroi gjatë orëve të vona të ditës së mërkurë se vëllimi tregtar ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të rritet...

Turqia e pakënaqur nga tregtia me SHBA-në, kërkon rritje të shkëmbimeve

Presidenti i Bordit turk të Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme (DEIK), Omer Cihad Vardan, deklaroi gjatë orëve të vona të ditës së mërkurë se vëllimi tregtar ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të rritet.

Gjatë një fjalimi në Konferencën 8. për Investime në Turqi, organizuar në Nju-Jork, Omer Cihad Vardan siguroi se Turqia është e hapur për mundësi biznesi dhe në gjendje të paraqesë shanse të shumta.

“Ne s’jemi të kënaqur me nivelin e vëllimit tregtar ndërmjet Turqisë dhe SHBA-së. Ai duhet të rritet”, tha ai duke folur për marrëdhëniet ekonomike të ndërsjella turko-amerikane.

Vardan theksoi se Turqia do të vazhdojë “me durim” të mbështesë rritjen ekonomike globale pavarësisht krizës financiare botërore e vitit 2008 dhe niveleve të ulëta të investimit, prodhimit dhe tregtisë në shkallë globale.

Ai vuri në pah gjithashtu se Turqia vijon të ketë rritje ekonomike dhe të tërheqë investime të huaja.

“Turqia ka marrëdhënie tregtare me gjithsej 126 vende të botës. Investoni në Turqi dhe përdoreni Turqinë si qendër tregtare”, apeloi kreu i Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme.

Ndërsa presidenti i Bordit Drejtues të Këshillit të Biznesit Turqi-SHBA (TAIK), Ekim Alptekin, tërhoqi vëmendjen se ekonomia turke fitoi “imunitet” përballë krizës financiare globale të 2008-s.

Ekim Alptekin nënvizoi se Presidenti Recep Tayyip Erdogan po e drejton me sukses ekonominë e vendit, në kushte ekonomike të paqëndrueshme, duke sqaruar se ky është një rezultat i politikave ekonomike të fuqishme.

“Marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë në nivelin e dëshiruar”, saktësoi Alptekin dhe shtoi se duhen bërë më shumë hapa në këtë aspekt, për të fuqizuar më tepër lidhjet ekonomiko-tregtare mes dy vendeve.



Lajme të ngjashme