Turqi – Neutralizohen 6 terroristë të PKK-së

Në një operacion të njësive të Forcave të Armatosura Turke (TSK) në Yuksekova të Hakkarit janë neutralizuar 6 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste PKK.

Turqi – Neutralizohen 6 terroristë të PKK-së

Sipas informacioneve që përcjellin burimet pranë Shtatmadhorisë sot në orët e para të mëngjesit një mjet fluturimi i telekomanduar dhe i armatosur përcaktoi 6 terroristë ndërsa ishte duke patrulluar në zonën Malet Buzul të provincës Jyksekova (Yüksekova).

Terroristët u neutralizuan ndërsa pozicionet e tyre të zjarrit u shkatërruan.

Kështu ka shkuar në 307 numri i terroristëve të neutralizuar në operacionet që janë kryer pas datës 4 gusht në të gjithë prefekturën e Hakkarit kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste.



Lajme të ngjashme