Operacioni "Mburoja e Eufratit" vazhdon me vendosmëri

Në ditën e 29 të operacionit janë asgjësuar 103 objektiva të përcaktuara të organizatës terroriste DAESH.

Operacioni "Mburoja e Eufratit" vazhdon me vendosmëri

Operacioni “Mburoja e Eufratit” i filluar më 24 gusht nga ana e Forcave të Armatosura të Turqisë (FAT) vazhdon me vendosmëri.

Në ditën e 29 të operacionit janë asgjësuar 103 objektiva të përcaktuara të organizatës terroriste DAESH.

Në deklaratën e FAT u tha se 5 grupe speciale të formuara nga opozitarët kanë filluar me ofensivë kundër DAESH-it në pjesën jugore të rajonit Azez-Rai dhe se kjo ofensivë vazhdon.

Me kundërofensivën e filluar nga forcat opozitare u rimor kontrollin nga DAESH-i ndaj fshatit Tall ar-Meskun, i cili dje në orët e mëngjesit kaloi në duart e organizatës terroriste.

103 objektivat e përcaktuara të DAESH-it janë asgjësuar me 357 të shtëna të obusëve dhe 20 raketa të hedhura me raketahedhës shumëgrykëshe.

Në kuadër të operacionit deri më sot janë bërë 3 mijë e 707 të shtëna të artilerisë ndaj 927 objektivave.

Ndërkohë forcat e koalicionit ndërmorën 6 sulme ajrore ndaj objektivave të DAESH-it të përcaktuara në zonat Bahvurtah, Kadrish dhe El Atharijah.

Gjatë operacioneve janë asgjësuar 3 terroristë të DAESH-it, 1 godinë dhe 1 makinë e armatosur.

Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) pranë Kryeministrisë turke dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke së bashku me Ushtrinë e Lirë të Sirisë vazhdojnë të ndihmojnë civilët në këtë zonë.



Lajme të ngjashme