Kryeministri Yildirim priti në takim kryetarin e partisë kryesore opozitare CHP, Kemal Kiliçdaroglu

Kryeministri Yildirim gjatë takimit e informoi kryetarin e partisë kryesore opozitare CHP, Kemal Kiliçdaroglu në lidhje me procesin hetimor ndaj organizatës terroriste FETO.

575246
Kryeministri Yildirim priti në takim kryetarin e partisë kryesore opozitare CHP, Kemal Kiliçdaroglu

Në takimin mes Kryeministrit të Turqisë, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) dhe kryetarit të Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu), u diskutua rreth procesit hetimor ndaj Organizatës Terroriste FETO.

Gjatë takimit, Jëlldërëm theksoi se në këtë drejtim po zhvillohen punime të hollësishme. 

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet e Kryeministrisë, në takimin mes Jëlldërëm dhe Këllëçdarollu është diskutuar çështja e hetimeve ndaj FETO-s.

Gjatë takimit, Kryeministri Jëlldërëm është shprehur se në këtë drejtim po zhvillohen punime të hollësishme dhe se për këtë qëllim nën patronazhin e prefekturave të çdo qyteti janë formuar këshilla për vlerësimin e ankesave.

Gjithashtu, në takim janë vlerësuar edhe punimet për ndryshimet e vogla kushtetuese. Palët kanë qenë të një mendimi se këto punime duhet sa më parë të rezultojnë me një marrëveshje. 

Kryeministri Jëlldërëm, krahas temave në lidhje me luftën kundër terrorizmit, po ashtu e ka informuar Këllëçdarollu në lidhje me Operacionin "Mburoja e Eufratit" që po zhvillohet në Siri.



Lajme të ngjashme