Çavusoglu: Turqia mbështetëse e iniciativave për ndalimin e konflikteve në Siri

Kryediplomati turk mori pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar Mbështetës të Sirisë (ISSG) në New York të SHBA-së.

Çavusoglu: Turqia mbështetëse e iniciativave për ndalimin e konflikteve në Siri

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se Turqia mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë iniciativën Rusi-SHBA për ndalimin e konflikteve në Siri. Sipas tij, janë shumë të rëndësishme qasja njerëzore dhe ofrimi pa ndërprerje i ndihmave humanitare.

Kryediplomati turk mori pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar Mbështetës të Sirisë (ISSG) në New York të SHBA-së.

Pasi ka vënë në dukje se regjimi nuk duhet të pengojë këto iniciativa dhe se Turqia vazhdon të nxisë opozitën që të mbështesin procesin, Çavuşoğlu u shpreh se në rast se ky proces nuk do të funksionojë përgjegjësi i kësaj situate do të jetë regjimi.

Ndër të tjera ai ka theksuar se ata do të vënë në pikëpyetje zbatimin e këtyre iniciativave në një situatë kur sulmohet autokolona me ndihmat e OKB-së.

Pasi ka theksuar se sa më parë duhet të përqendrohen në procesin për tranzicionin politik, Çavuşoğlu shprehu gjithashtu edhe shqetësimet për bombardimin e Halepit.

Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, teksa largohej nga hoteli pas takimit tha për gazetarët se "armëpushimi nuk ka përfunduar".



Lajme të ngjashme