Çavusoglu publikon një mesazh urimi për pranimin e kandidaturës së BeH

Bosnje-Hercegovina, e cila më 15 shkurt bëri aplikimin për anëtarësim, gjatë kësaj periudhe i plotësoi kushtet që kërkoheshin nga BE-ja.

Çavusoglu publikon një mesazh urimi për pranimin e kandidaturës së BeH
Asgjësohen objektiva të reja të DAESH-it në Siri
Asgjësohen objektiva të reja të DAESH-it në Siri

Artileria e rëndë turke me 171 predha obusi “Furtuna” ka goditur dhe asgjësuar 60 pozicione të DAESH-it në veri të Sirisë.

Bashkimi Evropian pranoi kërkesën e Bosnje-Hercegovinës për statusin e kandidatit për anëtarësim.

Bosnje-Hercegovina, e cila më 15 shkurt bëri aplikimin për anëtarësim, gjatë kësaj periudhe i plotësoi kushtet që kërkoheshin nga BE-ja.

Në deklaratën e bërë dje nga Brukseli u tha se aplikimi i Bosnje-Hercegovinës u pranua edhe zyrtarisht.

Komisioni Evropian do të hetoj se a janë në përputhje apo jo me statusin e vendit kandidat rregullimet e çështjeve si sundimi i ligjit, drejtësia sociale dhe ekonomike.

Ekspertët supozojnë se këto punime do të vazhdojnë për afërsisht një vit.

Pritet që Bosnje-Hercegovina në fund të këtij procesi të fitoj statusin e vendit kandidat.

Ekspertët gjithashtu tërheqin vëmendjen se para Bosnjës tani ndodhet një proces i gjatë i negociatave që do të mund të zgjas edhe deri në 10 vjet.

Bonje-Hercegovina është njëra prej vendeve evropiane me nivelin më të lartë të papunësisë.

Afërisht 1/3 e banorëve të vendit jetojnë në kufirin e skamjes.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në deklaratën e tij të bërë nëpërmjet rrjeteve sociale tha se kanë pritur me kënaqësi vendimin e Bashkimit Evropian në lidhje me Bosnje-Hercegovinën.

“Vendi ynë uron që procesi i negociatave për anëtarësim të plotë të Bosnje-Hercegovinës, e cila plotësoi të gjitha kriteret e nevojshme dhe kandidatura e së cilës është pranuar, të përfundoj me sukses”, - tha Çavushollu, ndërsa shtoi se “Turqia do të vazhdoj me përkrahjen e Bosnje-Hercegovinës në rrugëtimin e saj drejt integrimit në institucionet euro-atlantike”.



Lajme të ngjashme