Asselborn: Liberalizimi i vizave për turqit brenda disa muajve

Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn, deklaroi të mërkurën se lëvizja e lirë e qytetarëve turq në vendet anëtare të Bashkimit Evropian mund të hyjë në fuqi brenda disa muajve...

Asselborn: Liberalizimi i vizave për turqit brenda disa muajve

Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn, deklaroi të mërkurën se lëvizja e lirë e qytetarëve turq në vendet anëtare të Bashkimit Evropian mund të hyjë në fuqi brenda disa muajve.

“Liberalizimi i vizave mund të nisë gjatë vitit të ardhshëm. Besoj se zgjidhja është e mundshme deri në fund të këtij viti ose në fillim të 2017-s”, theksoi ai në një prononcim për gazetën gjermane, “Die Welt”.

Sa i përket liberalizmit të vizave – tha Jean Asselborn – këmbëngulja e BE-së mbi përshtatjen e parimeve të shtetit ligjor vlen për të gjitha shtetet aspiruese.

Në vijim, shefi i diplomacisë luksemburgase pohoi dështimin e evropianëve në reagimin e tyre kundër tentativës për grusht shteti në Turqi, ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

“S’arritëm dot të kuptojmë në kohë dhe plotësisht thellësinë e plagës, që tentativa puçiste hapi në opinionin publik turk. Njerëzit, që vërshuan në rrugë e sheshe për të penguar këtë grusht shteti, njëherësh ishin atje për t’i dalë zot demokracisë. Me thënë të drejtën, kjo i shpëtoi pak vëmendjes sonë”, u shpreh Asselborn për të përditshmen me seli në Berlin.



Lajme të ngjashme