Erdogan: ShBA nuk duhen të jenë vendstrehim i terroristëve

Presidenti Erdoan i ndodhur në ShBA për pjesëmarrje në punimet e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dha një reportazh për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Erdogan: ShBA nuk duhen të jenë vendstrehim i terroristëve

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhen të jenë vendstrehim i terroristëve siç është Fetullah Gylen (Fetullah Gülen).

Presidenti Erdoan i ndodhur në ShBA për pjesëmarrje në punimet e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dha një reportazh për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Gjatë reportazhit Presidenti Erdoan bëri të ditur se lideri i organizatës terroriste gyleniste, Fetullah Gylen, i cili ndodhet në ShBA, duhet të arrestohet sa më parë dhe në fund të procesit të hetimeve të ekstradohet në Turqi.

Erdoan në mes tjerash tha se të gjitha aktivitetet e Fetullah Gylenit duhet të ndalohen në mbarë botën.

Presidenti theksoi se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur pas tentativës së grusht shteti nga ana e organizatës terroriste FETO më 15 korrik do të mund të vazhdohet nga ana e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Ndërkaq në lidhje me marrëveshjen e emigrantëve, Erdoan tha se Bashkimi Evropian nuk bëri atë që i takon në lidhje me këtë çështje dhe nuk plotësoi premtimet e dhëna Turqisë gjatë procesit të negociatave.

Ndërsa për procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, Presidenti Erdoan bëri të ditur se Evropa duhet të jetë e sinqertë në këtë drejtim.

Erdoan preku edhe në krizën e Sirisë dhe shtoi se Beshar Esad nuk ka vend në procesin e tranzicionit dhe theksoi se duhet të respektohet tërësia territoriale e këtij vendi.  



Lajme të ngjashme